Njoftim

Prishtinë, 16 mars 2020- Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19 dhe shmangies së kontaktit fizik të fermerëve me zyrtarët e AZHB-së, njofton se gjatë kësaj periudhe të gjithë fermerët për Kërkesa/Ankesa mund të drejtohen përmes e-mail adresës: [email protected] Arkiva e AZHB-së pas pranimit të e-mailit nga ana e fermerëve do ta procedoj shkresën tek zyrtarët gjegjës do ju kthej juve një kopje përmes emailit tuaj dhe pas shqyrtimit do t’i kthehet me anë të e-mailit palës së dërguar. Kontakti me fermerë me anë të e-mailit do të vazhdoj deri në marrjen e një Vendimi tjetër nga ana e Kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.