Misioni dhe Vizioni

Mision


Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë është përgjegjës për implementimin e programeve mbështetëse për Bujqësi dhe Zhvillim Rural duke zbatuar procedurat e shkruara të cilat janë të bazuara në IPARD.

Është përgjegjës për implementimin e masave për mbështetje nga programi nacional, donatorët dhe në një të ardhme shumë të afërt edhe i masave nga programi i para anëtarsimit për Zhvillim Rural.

Gjatë këtij procesi Agjencioni është përgjëgjës për zbatimin e procedurave të aplikimit, kontrollit administrativë dhe kontrollit në teren, si dhe miratimit dhe ekzekutimit të pagesave deri tek përfituesi.

Vizioni


Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë ka për qëllim lidhjen e fermerit Kosovar me institucione në nivelin nacional dhe atë evropjan e cila përmes programeve për mbështetje financiare ndikon në zhvillimin e këtijë sektori të rëndësishëm të ekonomisë.

Përmes programeve për mbështetje dhe procedurave transparente dhe të qarta deshirojmë që fermerëve të ju mundësojmë qasje në fondet për zhvillim në bujqësi dhe zhvillim rural.

Agjencioni punon në kuadër të MBPZHR-së si agjenci përgjegjëse për implementimin e programeve për Pagesa Direkte dhe Programet për Zhvillim Rural.